Industria ruse e prodhimit të armëve tashmë është e dyta më e madhe në botë, duke zbritur në vend të tretë Mbretërinë e Bashkuar. Rezultati ka dalë pas një raporti të publikuar nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm.
Në të thuhet se armatimet ruse kanë zënë 9,5% të të gjitha shitjeve të armëve në vitin 2017.
Shtetet e Bashkuara renditen në vend të parë, me 57% të shitjeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka zbritur kështu në vend të tretë me vetëm 9% të shitjeve.
Të ardhurat nga shitja e armëve në nivel global u rritën me 2,5% në vitin 2017, krahasuar me një vit më parë, me kompanitë botërorë që kanë arkëtuar 398,2 miliardë dollarë. Krahasuar me vitin 2002, kur edhe nisën të mateshin për herë të parë këto të dhëna, rritja është 44%.
Në këtë raport nuk janë përfshirë shifrat e kompanive kineze, pasi të dhënat e tyre nuk janë publike.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...