Thonë se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, por ajo çfarë hani në mëngjes është po aq e rëndësishme.
Dietat me sasi të larta të proteinave janë bërë të popullarizuara në botën e fitnesit sepse ndihmojnë në humbjen e peshës dhe e promovojnë rritjen e muskujve.
Konsumimi i proteinave e shpejton metabolizmin, e zvogëlon apetitin dhe i ndryshon shumë hormone të cilat merren me rregullimin e peshës.
Duke e filluar ditën me një shujtë që përmban sasi të larta të proteinave ju e digjni yndyrën më shpejt, pasi që shujta e tillë e zvogëlon ghrelinin – hormonin e urisë – gjë e cila ju bën të ndiheni më të ngopur për kohë më të gjatë.
Burimet e zakonshme të proteinave përfshijnë mishin dhe produktet e bulmetit, por ka edhe alternativa tjera.
Sidoqoftë, cilat janë ushqimet me sasinë më të lartë të proteinave që duhet të konsumohen në mëngjes?
– Vezët, sepse një e tillë përmban rreth 6-7 gramë proteinë
– Mishi i kuq, sepse në 100gramë mish gjenden 25 gramë proteina
– Salmoni, sepse përmban 20 gramë proteina për 100 gramë mish.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...