Mbesa e Martin Camaj: Jam me studentët, Rama më grabiti gjithçka!

17:31 | 12 Dhjetor 2018
A. B.

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit dhe akademikut të njohur, Martin Camaj iu bashkua sot protestës së studentëve.

Ajo theksoi se studentëve po u shkelen të drejtat e tyre.

Vera Camaj, e cila bën fajtore qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi, është shprehur se është e gatshme që të bëhet kamikaze për studentët.

“Jam me studentët deri në pikën e fundit, edhe gjakun e jap për ta, s’kam çfarë humb. Mund të bëhem edhe kamikaze për ta.

Çfarë kisha i ka marrë të gjitha qeveria e Edi Ramës”, tha ajo.

Camaj u shpreh se policia i mbajtur të birin 16-vjeçar disa orë në komisariat pa lajmëruar prindërit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme