MI: Kujdes nga ofertat e aviokompanive mashtruese!

17:14 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Ministria e Infrastrukturës iu ka bërë apel bashkatdhetarëve që të jenë të kujdesshëm nga ofertat e aviokompanive mashtruese.

Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media iu ka bërë apel bashkatdhetarëve që të jenë të kujdesshëm nga ofertat e aviokompanive për festat e fundvitit, shkruan lajmi.net.

Kjo ministri, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të jenë më vigjilent në rezervimin e biletave.

“Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme  që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan më tutje lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave.

Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme  që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten.

Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme