Google ADS

Cristiano Ronaldo bllokon marrëveshjen Real Madrid – Juventus

17:26 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka insistuar se Juventusi nuk ka nevojë të nënshkruaj me anësorin e Real Madridin, Gareth Balen.

Reprezentuesi i Portugalisë i ka thënë gazetës italiane ‘La Gazzetta dello Sport’:

“E shoh që ju shkruani rreth James Rodriguezit, Gareth Bales dhe Marco Asensios”, transmeton portali arbresh.info.

“Por, që të jem i sinqertë, Juventusi nuk ka nevojë për lojtarë të tjerë”

“Ju duhet të flisni me presidentin. Në të ardhmen, nuk e di”

Ronaldo shpenzoi pesë vite së bashku me Balen në Real Madrid duke i ndihmuar ‘Los Blancos’ të fitojnë tri herë Ligën e Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme