Këshilltari i kryeminsitrit të Kosovës, Avni Arifi ka bërë të ditur se sot një donacion lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356, është liruar të hyjë.
Në një statusi në rrjetin social facebook, Arifi ka shkruar se Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësishtë përkatsisē etnike.
Statusi i plotë:
Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësishtë përkatsisē etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë