Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me 25 procedimet penale të ngritura ditën e djeshme kundër disa studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës së të rinjve.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia sqaron se procedimet janë ngritur kundër disa rasteve të shkëputura në protestë, ku ka patur bllokime të rrugëve, goditje me sende të forta apo djegie me materiale të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Policia shprehet kësisoj se ka zbatuar ligjin dhe se nuk do të tërhiqet nga angazhimi i saj, duke i dhënë kësisoj një mesazh protestuesve të cilët shtuan një pikë tjetër në listën e kërkesave të tyre për heqjen e procedimeve penale ndaj studentëve.
NJOFTIMI I PLOTË
Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve.
Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.
Policia e Shtetit shpreh edhe një herë gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...