AKB: Për 15 ditë Serbia humbi mbi 21 milionë euro

15:23 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

“Serbia ka humbur mbi 21 milionë euro për 15 ditë”

Kështu ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një konferencë për medie, shkruan Arbresh.info.

Shahini ka shtuar gjithashtu se kjo humbje ka ardhë pas vendosjes së taksës doganore prej 100% për shtetin serb dhe Bosnjës.

I pari i AKB-së, ka thënë se deri në fund të këtij viti humbja e Serbisë do të shkoj në 63 milionë euro.

“Taksa 100% nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor ka humbje të mëdha dhe janë kryesisht në eksportin e Kosovës, në transport dhe produkte të ndryshme. Si rezultat i këtij hulumtimi Serbia ka humb mi 21 milionë euro dhe 39 mijë e 600 tonë produkte të dedikuara për Kosovën”, ka thënë ai.

Shahini  ka shtuar gjithashtu se rreth 3 mijë punëtorë serbë do të detyrohen të shkojnë në pushim pa pagesë.

“Më shumë se 2,800 punëtor rrezikojnë të shkojnë në pushim pa pagesë. 31 milionë euro mallra të Serbisë kanë mbet në depot e bizneseve të Kosovës. 24 milionë euro ka mallra Kosova në Serbi që s’po mund t’i tërheq. Deri më 31 dhjetor pritet të jenë mbi 63 milionë euro humbje”, ka thënë ai.

Ndryshe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve ka bërë të ditur se të enjten do të bëje publike ndikimin e taksës 100% në ekonominë e Kosovës/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme