Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë ka ftuar të paraqiten pranë kësaj zyre mbi 100 persona.
Këtë e kanë bërë të ditur për arbresh.info burime nga ish- funksionarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas të njejtit burim, ky numër mund të rritet por ende nuk dihet se në çfarë cilësie janë thirrur “si dëshmitarë, a si t’akuzum”, deklaroi ky burim.
Deri më tani dihet se ftesë nga ZPS-ja kanë marrë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku, ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së Sokol Dobruna dhe Nazif Mehmeti, ish-epror i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit.
Për mos saktësim të ftesës ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Në ftesat aktuale “nuk ceket cilësia e ftesës; si dëshmitar, si të dyshuar apo si të akuzuar”.
Sipas KMDLNj-së duhet të veprohet në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara dhe Konventën për Mbrojtën e të Drejtave e të Lirive Themelore të Njeriut, Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike si dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Duhet të reagojë Ombudspersoni i Gjykatës Speciale dhe organizatat për të drejtat e njeriut kurse , për mbrojtje të ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe të ftuarit, zyrtarisht duhet të reagojë mbrojtësi i autorizuar,” thuhet në reagim.
Qeveria e Kosovës është zotuar sot se do t’iu qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë të të gjitha etapave dhe është gatshme në çdo kohë të ofrojë ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...