Google ADS

Shkarkimet e drejtorëve të konvikteve, reagon Kryeministria

13:46 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pas lajmit të publikuar në media se Rama ka urdhëruar sot shkarkimin e drejtorëve të konvikteve dhe të përfaqësuesve të qeverisë nga bordet e universitete publike, ka ardhur me nxitim sqarimi nga Kryeministria, e cila sqaron se Rama po pret të hapë dialogun me protestuesit para se të marrë vendime konkrete.

“Kryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme