Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur më të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve në Kosovë.
Fatmire Kollçaku nga LVV ka thënë se dueht të rishikohet zbatimi I legjislacionit në lidhje më këtë temë.
“Të gjithë si shoqëri duhet të flasim që të kërkojmë zbatimin e legjislacionit dhe plotësimin e ligjeve. Këto raste trajtohen kryesisht pa emër e pa mbiemër. Ne e kemi një listë me emrat e atyre që nuk duhet të heshten por të përmenden”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.
Kollçaku përmendi disa nga emrat e atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës.
“Musli Krasniqi-Ferizaj, 60 vjeçar, kompania ‘Fitorja’ në Gjilan. Fehmi Salihu 50 vjeçar, kompania KEK, Armend Kutllovc 45 vjeçari në Vushtrri, kompania Apetit Group, Gentian Krasniqi Malishevë 23 vjeçar, Kompania Djellona, Valon Berisha Drenas 30 vjeçar, kompania Al Trade,Seladin Alija Prizren, 17 vjeçar, Shpëtim Kabashi 23 vjeçar Gjakovë, Sami Veseli Vushtrr, Ragip Syla Prizren 71 vjeçar, Behram Ibishi 54 vjeçar Prishtinë, Rezon Istrefi 21 vjeçar Vushtrri, Miroll Belegu 23 vjeçar Pejë, Isa Sejdiu Vushtrri 37 vjeçar AKI, Agon Istetaj Deçan 29 Vjeçar ,Seëe Kryeziu Malishevë,
Milazim Bajraktari 45 vjeçar Prishtinë,Musa Haliti Gjakovë 51 vjecar, Izet Osmani Prizren 53 vjeçar”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo tha se lidhur me këtë çalon legjislacioni.
“Kemi informatë që është në plotësim ndryshim ligji i Punës por pse nuk po zbatohet ai aktual. Kemi inspektor por përse nuk dalin në teren. Duhet shikuar se si i jepet licenca një kompanie. Këto aksidente janë si pasojë e mos marrjes së masave parandaluese.70% janë nga kompanitë për ndërtim. Përkundër faktit që kem inspektor me nuëmr të vogël ata duhet të dalin që t’i inspektojnë këto kompani dhe t’i paralajmërojnë për masat. Kemi një sërë shkelje”, ka theksuar ai.
Besnik Bislimi nga LVV ka thënë se realiteti është shumë më i vrazhdë sesa ajo që raportohet.
“Kjo situatë nuk është produkt i mungesës së legjislacionit. Është më shumë rezultat i mos interesimit komplet të Qeverisë për trajtimin e të drejtave të punëtorëve. Kemi raste të përditshme të diskriminimit të punëtorëve në baza gjinore, detyrim të punoj përtej orarit të punës pa kompensim, ekspozim nga rreziqet. Ligji i Punës në Kosovë e trajton me aq inferioritet rrezikun në punë sa mjafton me kompensim në pagë prej 20%, kur dihet që rreziku në punë duhet të ekspozohet me pagë 100%. Inspektorët kanë dhënë 230 gjoba gjatë një viti, ndërsa kanë trajtuar 0 raste të diskriminimit gjinorë. Në këtë drejtim kontribon edhe ambienti korruptiv. Mangësitë e mëdha në punën e inspektoriatit të punës kanë krijuar teren të përshtatshëm për lulzimin e ekonomisë informale në Kosovë. Pa ndryshimin e Qeverisjes nuk mund të presim avancim të punëtorëve e as respektim të të drejtave të tyre”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/346373099252004/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...