Google ADS

Drecun: Kosova e vetëshpallur nuk ka perspektivë

12:59 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se sa më shumë të qartësohet situata që siç e ka quajtur ai ” e ashtuquajtura Kosovë” nuk ka ndonjë perspektivë, edhe Prishtina do të jetë më e gatshme për bisedime.

“Kjo është ajo që Ramush Haradinaj po bën tani me taksën, duke sulmuar drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb, kjo është përpjekja më e fuqishme dhe e fundit për ta detyruar Serbinë të njohë këtë shtet të vetëshpallur”, tha Drecun për TV Pink.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme