Në Polin e Veriut, në pesë vitet e fundit është regjistruar periudha më e ngrohtë në histori ndërsa ky rajon është ngrohur dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Programi për studime të Polit të Veriut pranë Agjencisë Kombëtare të SHBA-së për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA) publikoi raportin për Polin e Veriut, ku kanë punuar 81 shkencëtare nga 12 vende.
Në raport thuhet se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, në rajonin e Polit të Veriut, që nga viti 1900, kur filloi regjistrimi i temperaturës, është regjistruar periudha më e nxehtë deri më tani. Po ashtu thuhet se ky rajon është ngrohur dy herë më shumë nga pjesa tjetër e botës.
Raporti potencon se ndryshimi i temperaturës u ndje në rajonet e largëta nga Poli i Veriut, duke shkaktuar ndryshime të rëndësishme në trendet e temperaturës në mbarë botën.
Më tej shtohet se akullnaja më e vjetër në Polin e Veriut është shkrirë për 95 për qind në 33 vitet e fundit dhe se popullata e irvasëve (drerit verior) në rajon është reduktuar me 56 për qind në dy dekadat e fundit, nga 4.7 milionë në 2.1 milionë.
Susan M. Natali, nga Qendra Woods Hole në Massachusetts, e cila merret me studimet e Polit të Veriut, për “New York Times” deklaroi se raporti paraqet një lloj paralajmërimi.
“Çdo herë kur shohim një raport, na bëhet e qartë se gjërat shkojnë në drejtimin e gabuar, dhe nuk ndërmarrim asgjë. Raporti në fjalë mbështet qëndrimin se ndryshimet klimatike janë të dukshme”, tha Natali.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...