Përveç dy ministrave të kabintetit qeveritar, Valdrin Llukës dhe Shyqiri Bytyqit, edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku është pajisur me shtetësi shqiptare rreth një muaj më parë.
Sipas një dekreti të lëshuar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deputeti i PDK-së është pajisur me shtetësi shqiptare më 15 nëntor të këtij viti.
Përveç Lushtakut, edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kanë marrë shtetësinë shqiptare gjatë muajit nëntor të këtij viti, rreth një muaj para se Hahn të deklaronte në Prishtinë se kosovarët mund të mbesin pa viza së paku deri në vitin 2020.
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha javën e kaluar se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë liberalizimin e vizave dhe kërkoi që Shqipëria t’i pajisë ata me pasaporta.
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...
Kurti takon Kryeministren e Samoas, flasin për bashkëpunim