Studentët kanë thirrur këtë të mërkurë një protestë ndryshe nga gjithë këto ditët e fundit, të heshtur e vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor, siç njoftohet.
E pas përçarjes së një dite më parë, me grupe të ndryshme studentësh që mbetën përpara Ministrisë së Arsimit, të tjerë që shkuan përpara Kryeministrisë, ndërsa një grup i tretë bllokoi trafikun e automjeteve në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, studentët kanë vendosur që përmes një sondazhi “online” të vendosin vendin ku do të pozicionohen.
Votat shkuan 64% në favor të qëndrimit përpara Ministrisë së Arsimit, duke plotësuar kështu argumentin e atyre që thoshin një ditë më parë se, përderisa kauza jonë është tërësisht mbi arsimin, “nuk kemi përse të shkojmë para Kryeministrisë, apo të bllokojmë rrugët”.
Pritet tashmë që të nisë grumbullimi pranë fakulteteve respektive, për të mbërritur në orën 10 përpara MASR-së. Një ditë më parë skadoi afati i vendosur nga studentët për plotësimin e kërkesave nga qeveria.
Ndërkohë, gjatë natës, një pjesë e studentëve qëndruan para Kryeministrisë, ku ndezën edhe një zjarr, sikurse bënë edhe një grup më i vogël të “Zogu i Zi” darkën vonë./Top Channel
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...