Google ADS

Serbët në veri edhe sot protestojnë kundër taksës

09:20 | 12 Dhjetor 2018
V. S.

Edhe sot serbët e veriut të Mitrovicës do të protestojnë para stacionit të Policisë së Kosovës në veri.

Protesta do të fillojë në ora 12:00, ndërsa nga aty serbët do të marshojnë drejt sheshit “Car Lazar”, mëson arbresh.info.

Kujtojmë se serbët e veriut të Mitrovicës janë duke protestuar çdo ditë që nga vendimi për taksën 100% ndaj produkteve Serbë, taksë kjo e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Përveç protestave në shenjë revolte për këtë taksë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqës edhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme