Ameli në hapat e Albanit dhe Miriamit, shihni ç’bën artistja e vogël në piano

08:24 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Vetëm pak ditë më parë ajo festoi datëlindjen e 3-të në një festë përrallore (lexoni Ameli mbush 3 vjeç), por mesa duket vajza e çifti të njohur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, ka vendosur të na e fitojë sërish zemrën.

Që prej ardhjes së saj në jetë më 28 nëntor të 2015-ës, llogaritë e rrjeteve sociale të dy prindërve, përveç aktiviteteve artistike, janë të mbushura me copëza nga momentet e tyre me të voglën Ameli. Megjithatë dy artistët e mirënjohur, nuk janë mjaftuar vetëm me postimin e fotove të vogëlushes. Një vit më parë, ajo ishte gjithashtu e pranishme në videoklipin e këngës ‘’Dhurata’’, një dedikim i ndjerë që do ta kujtojë gjithë jetën. Dhe duke u ndalur tek muzika, duhet ta pranojmë që dardha bie nën dardhë, pasi Ameli ka shfaqur që tani pasionin e saj për muzikën. Në një video të publikuar në Instastories të Miriami , 3-vjeçarja shfaqet e ulur para pianos dhe mesa duket ka filluar që tani të luajë meloditë e para.

Por Ameli është artiste e kompletuar, edhe këndon..edhe luan në piano. Ajo ndodhet për momentin në Gjermani me mamin Miriaminin dhe me siguri do ta ketë mësuar të gjithë këngën derisa t’u bashkohet edhe babi Albani.

https://www.youtube.com/watch?v=Zk0TXmgVZEc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme