Google ADS

Ancelotti: Jam krenar për skuadrën e Napolit

08:27 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë të ndjejë keqardhje për eliminimin nga e Liga e Kampionëve, duke i përgëzuar lojtarët për paraqitjet në këtë garë.

Napoli ishte shumë afër të kalonte në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por humbja 1:0 në ‘Anfield Road’ nga Liverpool, bëri që skuadra italiane të pajtohet me kalimin në Ligën e Evropës.

“Ishim shumë afër në fund, por jam shumë krenar për lojtarët e mi për mënyrën se si ata kanë luajtur në një grup shumë të vështirë”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes.

“Nuk do të ketë ndonjë keqardhje. Do të ishte një arritje e mrekullueshme nëse do të kualifikoheshim”.

“E dinim që Liverpool do të na shkaktonte shumë presion. Intensiteti ishte shumë i ndryshëm nga loja e parë kundër tyre”.

“Ju nuk mund të prisni të shkoni në një vend si Liverpool dhe të krijoni dhjetë raste”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme