Regjimi i Assadit është duke përdorur ligjin pak të njohur kundër terrorizmit për të sekuestruar pronat e disidentëve dhe familjeve të tyre.
E tërë kjo po bëhet në kuadër të marrjes së kontrollit të zonave që mbaheshin dikur nga grupet e opozitës, thonë disa nga të prekurit, transmeton portali arbresh.info.
Me konfliktin e Sirisë të stabilizuar, të paktën për tani, dhe Bashar al-Assad përsëri në kontroll të qyteteve më të mëdha, ka një fokus në rritje në mënyrën se si ai do të merret me zonat ku kryengritja e vitit 2011 kundër tij u ndez.
Vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në politikat, siç është legjislacioni i njohur si Ligji 10, që mund t’i mundësojë regjimit që t’i shfarosë njerëzit në bastionet e opozitës më të dëmtuara në luftë.
Por, derisa Ligji 10 ende nuk është zbatuar, ligji i veçantë kundër terrorizmit tashmë është përdorur për të konfiskuar prona, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë pasur dorë në dhunë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...