Google ADS

Banorët e Çikatovës protestojnë në mbrojtje te pronave

07:31 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës dega në Drenas, banorët e fshatit Çikatovë do te protestojnë në mbrojtje te pronave stergjyshore.

Këto prona sipas banoreve u janë marrun në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe ku me pas u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë.

Banorët pretendojnë se Komuna ka marrë një vendim të paligjshëm në lidhje me faljen e disa pronave Feronikelit, që ata pretendojnë se janë të tyre.

Protesta është e thirrun nga lagjeja Makolli, por qe i bashkangjiten edhe lagjet: Morina, Muzhaku-Hoti, Gjemajve dhe Bullaku, lagje këto me probleme të njejta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme