Të gjithë e kemi dëgjuar shpesh fjalinë: “Mos hani pas orës 6 të pasdites”. Ky rregull ka shpjegime të ndryshme dhe një nga ato, ai kryesori thotë se të gjitha ushqimet që hani pas orës 6 kthehen në yndyrë gjatë natës ose nuk treten në të gjitha.
Por shumica e njerëzve përfundojnë ditën e punës në orën 6 dhe vijnë në shtëpi edhe më vonë. A do të thotë kjo se ata duhet të refuzojnë darkën e tyre për të mbajtur një formë të mirë dhe një stomak të shëndetshëm? Mos i besoni çdo gjëje që dëgjoni. Ka disa ushqime të cilat mund ti hani dhe në orët e vona si p.sh: Banane (përmbajnë shumë magnez që është i mirë për muskujt tuaj);
Bajame (ju ndihmojnë për të qetësuar ritmin e shpejtë të zemrës); Mjaltë (shumë i nevojshëm për hormonin melatoninë në trurin tuaj përpara gjumit);Drithëra (kanë karbohidrate të mira që ju ndihmojnë të mos ndjeni aspak uri as kur zgjoheni në mëngjes);Gjeli i detit (përmban proteinën më të mirë). Ndërsa ato që duhet ti shmangni janë: Mish i kuq – Ka shumë proteina dhe ka një efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës. Salcë domateje – Duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini. Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit. Çokollatë e zezë – Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar. Pije me gaz – Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...