Ashtu siç ishte njoftuar, mbrëmja e kësaj të marte e pa kryeministrin Edi Rama të ftuar të gazetarit Alban Dudushi në emisionin “Top Show”, ku padyshim temë diskutimi ishte protesta e studentëve.
E pavarësisht përpjekjeve për bojkotimin e emisionit nga studentët, shumë prej tyre të regjistruar përmes faqes së internetit të Top Channel, mundën të zinin një vend në studio, në atë që u bë një arenë e hapur për ballafaqimin e ideve dhe qëndrimeve të të dyja palëve.
Pas një leximi të shpejtë të 8 pikave të kërkesave të studentëve, kryeministri Rama tha se janë të gjitha pika të diskutueshme, por problemi qëndron te mënyra sesi zgjidhet secila prej tyre dhe sesa kohë duhet për të zgjidhur secilën prej tyre.
“Dua të falënderoj të gjithë studentët që janë këtu, edhe pse kanë pasur dilema të mëdha nëse duhej të vinin apo jo. Ndoshta do të përballen me presione se përse shkuan apo pse u ndanë, por tashmë del në pah se protesta ka pasur 3 komponentë të strukturuar dhe ai i katërti, i studentëve me halle familjare dhe financiare. Nga 3 komponentët me agjenda të caktuara, dy janë PD-ja dhe LSI-ja, me opozitën që ka kërcënuar se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar qeverinë. Komponenti i tretë është Lëvizja për Universitetin, që nuk është lëvizje politike, por një grupim marksistësh që nuk e njohin Marksin. Jam i bindur se studentët i kanë këto probleme, patjetër, por kanë neveri ndaj politikës dhe nuk duan të vijnë deri këtu. Problemet dhe studentët janë njëra anë, ajo që më intereson mua. Strukturat e tjera, mua nuk më interesojnë”, tha Rama./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...