Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka publikuar një raportim në lidhje me protestën e studentëve në Shqipëri.
Studentët shqiptarë bllokuan një kryqëzim të rëndësishëm në kryeqytet të martën pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre për të përmirësuar sistemin arsimor dhe uljen e tarifave.
Protesta paqësore dhe plot ngjyra, që ka nisur prej një jave jashtë Ministrisë së Arsimit, është një shfaqje e rrallë zemërimi në një vend ku manifestimet organizohen zakonisht nga partitë politike.
Protesta e vendos nën presion kryeministrin socialist, Edi Rama, ofertat e të cilit janë refuzuar.
“Pasi të plotësohen tetë kërkesat tona, do të kemi dialog. Nuk do të ketë dialog përpara kësaj,” tha një studente. Kërkesat përfshijnë dyfishimin e financimeve për universitetet, përfaqësim më i mirë i studentëve, më shumë para për kërkim dhe akomodim më i mirë.
Rama u tha protestuesve në një postim në Facebook: “Do ju pres në çdo orë dhe jam gati që të punoj me ju, jo vetëm për t’iu përgjigjur tetë kërkesave tuaja, por edhe për të kthyer këtë moment në një fazë të re, transformuese për universitetet”.
Një student 21-vjeçar i Informatikës, Ledion Mema, mbante një poster ku shfaqej Napoleon Bonaparti, Adolf Hitleri dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ku shkruhej: “Askush nuk e fiton një luftë në dimër”.
“Jam këtu për shkak se tarifat janë të larta dhe për shkak se dua kushte më të mira në klasë. Rrallë përdor kompjuterat dhe akoma marrim mësim me shkumës në tabelë të zezë,” tha Mema për Reuters.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...