UNICEF është angazhuar në një garë kundër kohës në Irak për të ndihmuar 151 mijë fëmijë, viktima të luftërave në Lindjen e Mesme që rrezikojnë sot jetën nga i ftohti.
Këta fëmijë që janë refugjatë të brendshëm të detyruar të braktisin bashkë me familjet e tyre shtëpitë për shkak të luftimeve, tani kërcënohen, me ardhjen e dimrit, nga i ftohti dhe nga përmbytjet që kanë prekur rajone të ndryshme të vendit.
Në fakt, në Irak, dimri është i ashpër dhe i karakterizuar nga shira dhe dëborë e fortë. Në veri, ku jeton pjesa më e madhe e fëmijëve jazidi që janë refugjatë të brendshëm, temperaturat zbresin shumë gradë nën zero, përcjell Atsh.
Mbi të gjitha, përmbytjet shkatërruese e kanë bërë këtë dimër edhe më të ashpër mbi të gjitha për fëmijët që janë të prekur nga hipotermia dhe sëmundjet në frymëmarrje.
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...