Google ADS

Neymar firmos një marrëveshje të re

18:48 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Ylli brazilian pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë me PSG.

Neymar ka nënshkruar një kontratë të re shumë të rëndësishme me Bankën Kombëtare të Katarit që shuan në këtë mënyrë shpresat e klubeve elitare si Real Madrid apo dhe Barcelona për një rikthim të mundshëm të tij në Spanjë.

Ylli i Paris Saint-Germain, klub i cili është në pronësi të familjes mbretërore të Katarit i kushtoi atyre 222 milionë euro gjatë transferimit Barça në Paris, verën e 2017-ës.

Por edhe një shifër kaq tëlartë si kjo që çmendi tregun e futbollit nuk ka ndalur spekulimet e njëpasnjëshme që lidhin të ardhmen e tij sërish me një rikthim në Spanjë, konkretisht tek Barça apo rivalët e tyre historikë Real Madridi.

Këta të fundit kanë tentuar prej gati një vit transferimin e tij në Santiago Bernabeu por deri më tani kanë dështuar.

Si për të evituar çdo tentativë tjetër në drejtim të sulmuesit brazilian PSG dhe 26-vjeçari janë lidhur ngushtë më njëri tjetrin me nënshkrimin nga ana e sulmuesit të kontratës me Bankën Kombëtare të Katarit që është kthyer në ambasadorin e tyre global.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme