Google ADS

Rrecaj: Klienti im nuk e di as pse u ftua nga Gjykata Speciale

18:35 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Avokati Tahir Rrecaj ka konfirmuar se Nazif Mehmeti i njohur si komandant Dini është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit Special për Kosovë në Hagë.

Rrecaj ka bërë të ditur se klienti i tij nuk e di se pse është ftuar dhe si e ka marrë ftesën.

“Klienti im nuk e dinë pse është ftuar, ai më ka njoftuar se një hetues cek i cili ka folur gjuhën shqipe shumë mirë e ka ftuar por nuk i ka treguar arsyen pse. Ai nuk e dinë a është ftuar si dëshmitarë apo si i dyshuar”, ka thënë Rrecaj në T7.

Për të marrë sqarime për këtë avokati i ka dërguar edhe një email gjykatës për të kërkuar sqarime për klientin.

“Rastet të cilat janë gjykuar nuk ka shanse që të rigjykohen megjithatë Rrecaj ka kjo do të mund të ndryshojë vetëm nëse dalin dëshmitarë të ri dhe tregojnë për krime të reja”, ka shtuar ai
Rrecaj nuk ka dashur të tregojë nëse ndonjëri prej të akuzuarve të mundshëm e ka kontaktuar për të qenë avokati i tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme