Kuvendi i Kosovës pritet të premten të shënoj finalen për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, ku priten të votohen tri projketligjet.
Këtë gjë tashmë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ku ditë më parë përmes një bisede telefonike me shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Kosova do të votojë për ushtrinë më 14 dhjetor.
Ndrëkaq deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim për Ballkani.info ka bërë të ditur se subjekti i saj do t’i votoj këto projektligje.
Gaxherri tha se pavarësisht problemeve politike që ka pasur Kosova, ajo tash e një kohë ka bërë përgaditjet për këtë gjë.
“LDK tashmë ka bërë publike qëndrimet e saj se do t’i votojë këto tri projektligje, jemi pro kësaj pune. Tash e sa vite kemi bërë përgatitjet e mundshme për këtë gjë, dhe si duket tashmë i ka ardhur koha kësaj pune, si çdo shtet që ndihet krenar për nëj gjë të tillë po ashtu edhe ne ndihemi të tillë, pavarësisht problemeve politike që i kemi pasur”, ka thënë Gaxherri.
Ajo ka përmendur edhe mbështetjen e SHBA-së për këtë gjë ku e ka vlerësuar si një gjë mjaft të rëndësishme.
“Për këtë gjë tashmë kemi marrë edhe mbështetjen e SHBA-së, gjë kjo që është shumë me rendësi”, ka shtuar Gaxherri.
Në anën tjetër institucionet serbe kishin cekur se me formimin e Ushtrisë së Kosovës, Kosova po bën shkelje të Rezolutës 1244, Marrëveshjen e Kumanovës dhe Marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Kujtojmë se transformimin e FSK-së në Ushtri e kishin përkrahur shumica e zyrtarëve ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe zëvendës-sekretaren e përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller, e cila kishte thënë se NATO e mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës. /
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...