Veseli merr mbështetje për ushtrinë nga senatori Gary Peters

17:41 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të martën është takuar me senatorin, Gary Peters.

Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka marrë mbështetje për transformimin e FSK-së në Ushtri, shkruan Arbresh.info.

“Në takim me Senatorin, Gary Peters, një mik i madh i Kosovës. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për Forca të Armatosura, me senatorin Peters diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ai shprehi përkrahjen e plotë si dhe patëm një diskutim shumë përmbajtësor për misionin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë pas transformimit”, ka shkruar ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës”, ka përfunduar Veseli/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme