Rinia e PDK-së reagon pas njoftimit se Sami Lushtako do të intervistohet në Gjykatën Speciale

17:27 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Lajmi për intervistimin e Sami Lushtakut nga Gjykata Speciale në Hagë e ka prekur Rininë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Rinisë Demokratike, Florent Lushtaku e ka quajtur padrejtësi dhe sjellje jonjerëzore ftesën që i është bërë ish komandantit të UÇK-së.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër !
Jemi të vetëdijshëm për padrejtësitë që po ndodhin dhe për sjelljen jo njerëzore që po bëhen ndaj komandantëve dhe ushtarëve të lirisë,kjo tentativë për njollosjen e emrit të juaj shpresoj se një ditë do të përfundoj dhe do të dilni faqebardhë ashtu dhe si ishte lufta e juaj për liri.
Gjaku nuk është ujë !

Gjithmonë krenar me ju, gjithmonë në mbështetjen e juaj” shkruan Lushtaku në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme