Vulin: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, kërcënim për rajonin

15:30 | 11 Dhjetor 2018
V. S.

 

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin u takua sot në Beograd me ambasadorin gjerman në Serbi, Thomas Schieb,, me të cilin diskutoi situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe dhe bashkëpunimin midis Serbisë dhe Gjermanisë në fushën e mbrojtjes.

Vulin theksoi se formimi i ushtrisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm dhe përbën një kërcënim për të gjithë rajonin, transmeton Klan Kosova.

Ai deklaroi se KFOR-i është i vetmi garantues i sigurisë në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

Kujtojmë se të premten më 14 dhjetor do të mbahet seanca e Kuvendit në të cilën do të votohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme