Grupet radikale hebreje kërkuan vrasjen e presidentit palestinez Mahmud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).
Postera të vendosura nga grupet në hyrje të vendbanimit hebre Yitzhar pranë qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor të okupuar përmbanin frazën “përkrahës i terroristëve”, duke iu referuar Abbasit, dhe bënin thirrje për vrasjen e tij.
Abbas është presidentit të Autoritetit Palestinez me qendër në Ramallah.
Bisedimet e paqes të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara midis Autoritetit Palestinez dhe Izraelit përfunduan pa sukses në vitin 2014 për shkak të refuzimit të Izraelit për të ndalur ndërtimin e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor të okupuar.
Të hënën, forcat izraelite bastisën Ramallahun dhe zyrën kryesore të agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa me pretendime për kërkimin e të dyshuarve të një sulmi që ka dëmtuar shtatë kolonë të dielën.
Ndërkohë, kolonët izraelitë, sipas banorëve lokalë, kanë vandalizuar disa automjete palestineze në qytetin Betien në lindje të Ramallahut.
Kolonët gjithashtu shkruan mbishkrime anti-arabe raciste në makinat dhe muret e shtëpive në zonë dhe hodhën gurë në drejtim të automjeteve që kalonin pranë pikës së kontrollit të Bet Eil, thanë banorët.
Vandalizmi është një strategji e përdorur nga kolonët ekstremistë hebrenj për të sulmuar palestinezët dhe pronat e tyre në hakmarrje kundër, siç i quajnë ata, kërcënimeve ndaj zgjerimit të vendbanimeve hebreje.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele