“Korrupsioni shkatërron të ardhmen e vendit edhe tuajën,” thotë shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, para nxënësve të shkollave të mesme.
Sipas Apostolovës detyrë e institucioneve është të parandalojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Zyra e BE-së ka punuar shumë të mbështesë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ju jeni liderë të së ardhmes. Ju mund të parandaloni korrupsionin përmes medies sociale, duke bërë publike rastet, dhe vetëm dua të ju tregoj se çfarë është në dorën tuaj,” shprehet Apostolova në fjalën e saj, shkruan arbresh.info.
Ajo ka rishprehur gatishmërinë e BE-së për të mbështetur edhe sistemin e arsimit në Kosovë.
“Duhet të jeni krenarë se çfarë është në dorën tuaj. Këto e qojnë Kosovën drejtë standardeve çfarë ju doni t’i keni. BE është këtu të ju ndihmojë për një të ardhme më të mirë. Kjo duhet të jetë primare në shkollën bazike, dhe në universitete. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë kushtet dhe sistemi arsimor të vlerësohet në nivelin evropian,” deklaron Apostolova.
Këto komente ajo i ka bërë në tryezën me temë “Avokimi i ndryshimit kulturor: Roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”./arbresh.info/
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...