Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu

08:27 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites.
Më të theksuara vranësirat në zonat malore Lindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të mbeten pothuajse në të njëjtat kushte atmosferike ku reshjet e shiut dhe dëborës mbeten në zonat Lindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme