Policia e Kosovës në një konferencë të mbajtur e cila i është dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit kla lanësuar fushatën ‘zeroryshfet për të korruptuarit’.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, Bashkim Spahiu ka thënë se kanë arritur të arrestojnë zyrtarë të profilit të alrtë.
“Kemi arritur t’i arrestojmë 3 zyrtarë dhe t’i faktopjmë në mënyrë profesionale para prokurorisë përkatëse. Një rast tjetër është edhe ai në Ministrinë e Infrastrukturës ku hetimet kanë arritur të argumentojmë involvimin në vepra penale të 6 zyrtarëve të lartë të kësaj Ministrije. Përkundër këtyre aktiviteteve Policia e Kosovës si dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit vlerson se angazhimi dhe luftimi i krimeve ekonomike dhe korrupsionit nuk është në nivelin e kënaqshëm. Meqenëse kemi të bëjmë me një kompleksitet të hetimeve dhe në një problematik shoqërore kemi vlerësuar që paralelisht me obligimet në kuptimin e ndjekjeve penale të kyqemi edhe në askeptin e vetëdijësimit”, ka thënë ai.
Spahiu ka thënë se fushata ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve.
“Në rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ne kemi lanësuar fushatën e vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit qytetar me të cilën kemi synim që ta ngrisim vetëdijën qytetare në parandalimin e këtyre dukurive dhe ngritjen e bashkëpunimit qytetar-polici. Moto është ‘zeroryshfet për të korruptuarit’. Do ta shihni edhe në formë të spotit dhe të psoterëve”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Drejtor i Departamentit të Hetimit, Riza Shillova ka theksuar se rastet e profilit të lartë janë fokusi I tyre.
“Dallimi mes rasteve të profliti të lartë dhe profileve tjera nuk dallohet nganjëherë. Fokusohemi tek rastet që kanë ndikim më të madh në shoqëri ose tek institucionet. Policia ka bërë hetime edhe sa i përketr zyrtarëve të vetë, dhe kjo përpjekje do të vazhdoj edhe në vazhdimësi. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë sepse ulja e kredibilitetit të institucioneve bëhet nga këta zyrtarë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe për rastet e aseteve të konfiskuara.
“Prej 1 janar deri sot kemi konfiskuar një sasi të madhe të pasurisë. 6 banesa, 2 shtëpi, 39 parcela tokë, 4 lokale afariste, 2 garazha. Ka konfiskime por presim që ky konfiskim të vazhdoj deri të vendimi permanent i Gjykatave”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/266779550676584/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...