Dy murgesha kapen duke vjedhur para për të shkuar në Vegas

08:16 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Dy murgesha që punonin në një shkollë katolike në Kaliforni e pranojnë të kenë përvetësuar rreth 500 mijë dollarë dhe i kanë përdorur për të luajtur bixhoz në Las Vegas.

Motrat e nderit Mary Kreuper dhe Lana Chang i morën paratë në Shkolla Katolike Shën James në qytetin e Torrance afër Los Anxhelosit, për t’i harxhuar në kazino, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja, që thonë se janë shoqe të ngushta, morën fondet nga një llogari që mbante tarifat e shkollimit dhe donacionet.

Motrat, të cilat së fundi janë pensionuar kanë shprehur pendimin për veprimet e tyre.

Mary Kreuper ishte drejtoreshë e shkollës për 29 vjet, kurse Lana Chang punonte si mësuese prej 20 vitesh.

Ato mendohet të kenë vjedhur paratë për një periudhë të paktën dhjetëvjeçare ku i shpenzonin në udhëtime dhe bixhoz./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme