Turqia ishte në mesin e vendeve që u ngritën në pozitë në fushën e industrisë së mbrojtjes në vitin 2017, ka treguar një raport, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Studimor të Paqes në Stockholm (SIPRI), kompanitë turke të armëve kanë rritur për 24 për qind shitjet, ndërsa ASELSAN dhe Industria Turke e Avioacionit dhe Hapësirës kanë hyrë në mesin e 100 firmave të para botërore.
“Kjo është rritje e rëndësishme dhe reflekton ambiciet për të zhvilluar industrinë e armëve me qëllim plotësimin e kërkesave në rritje dhe zvogëlimin e varësisë ndaj furnizuesve të jashtëm”, tha Pieter Wezeman, hulumtues në Programin e Shpenzimeve për Armë dhe Ushtri të SIPRI-së.
Raporti ka treguar se India dhe Brazili janë ndër vendet që kanë bërë avancim në vitin 2017 dhe se firma braziliane Embraer është e vetmja nga Amerika e Jugut që ka hyrë në njëqindëshin e parë.
Firmat amerikane vazhdojnë të kryesojnë globalisht në industrinë e armëve, pasuar nga ato ruse.
Sipas raportit të institutit, shitjet e prodhuesve më të mëdhënj të armëve dhe firmave për shërbime ushtarake kanë arritur në 398,2 miliardë dollarë, që paraqet rritje për 2,5 për qind karahasuar me një vit më parë dhe rritje prej 44 për qind nga viti 2002.
Në vitin 2017, 42 firma që kanë qendër në SHBA kanë hyrë në mesin e 100 firmave të para dhe kanë realizuar 57 për qind (226,6 miliardë dollarë) të shtijeve.
Pesë firma amerikane kanë hyrë në mesin e dhjetë të parave, ndërkohë që Lockheed Martin edhe në vitin 2017 ka vazhduar të jetë prodhuesi më i madh i armëve në botë, me shitje prej 44,9 miliardë dollarëve.
Rusia është radhitur e dyta si prodhuese më e madhe e armëve pas SHBA-së në vitin 2017, pasi këtë pozitë në vitet më parë e mbante Britania.
Firmat ruse kanë prodhuar 9,5 për qind të armëve në mesin e 100 firmave të para. Ato kanë rritur shitjet për 8,5 për qind, duke i çuar në 37,7 miliardë dollarë.
Në vitin 2017, për herë të parë një prodhues rus, Almaz-Antey, hyri në dhjetëshen e parë. Me rritje prej 17 për qind në shitje, ajo ka arritur të shesë armë në vlerë prej 8,6 miliardë dollarësh.
Tri firma ruse në mesin e 100 të parave, United Engine Corporation, High Precision Systems dhe Tactical Missiles Corporation kanë rritur shitjet për 15 për qind.
– Britania, prodhuesi më i madh në Evropë
24 firma nga Evropa Perëndimore kanë rritur për 3,8 për qind shitjet në vitin 2017 dhe më 94,9 miliardë dollarë, përbënin 23,8 për qind të totalit të shitjeve të njëqindëshit të parë.
Me 35,7 miliardë dollarë, Britania ishte prodhuesi më i madh në Evropë. Shtatë firma nga ky vend ishin në mesin e 100 të parave në vitin 2017. Firmat britanike kanë rritur për 2,3 për qind shitjet në raport më një vit më parë.
Në listë gjenden edhe katër firma nga India, shitjet e të cilave kanë kapur vlerën 7,5 miliardë dollarë, apo 1,9 për qind të totalit të 100 firmave të para.
Raporti nuk i ka përfshirë shitjet e firmave kineze, duke i cituar statistikat jo të besueshme.
SIPRI, që nga themelimi në vitin 1966, merret me hulumtime, raporte dhe analiza në fusha si konfliktet, armatimi, kontrolli i armëve dhe çarmatimi.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...