Anësori i Manchester City ishte targetuar nga tifozët në Stamford Bridge të shtunën dhe Blutë kanë marrë vendim për këtë rast
Chelsea ka suspenduar katër tifozë të cilët bën fyerje raciste në drejtim të Raheem Sterling gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Manchester City.
Xhirimet në televizion, që u bën virale nëpër rrjetet sociale, tregojnë tifozët që i bërtasin Sterlingut derisa ai dëshiron që ta merr një top nga vija për ta kthyer në fushë, ku më pas pësuan hetime nga Blutë, Federata angleze dhe policia metropolitane.
Të hënën Chelsea ka konfirmuar se përgjegjësit për këtë gjë janë identifikuar dhe do të ndalohen që të marrin pjesë në ndeshjet e radhës, derisa ka premtuar edhe “sanksione tjera”, për tifozët që kanë sjellje raciste.
“Klubi i Futbollit të Chelsea ka suspenduar katër tifozë për të përcjell ndeshjet e Chelsea derisa hetimet për sjelljet e tyre kundër Raheem Sterling janë duke vazhduar”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Hetimet tonë për këtë çështje janë duke vazhduar. Ne do ti mbështesim fuqishëm hetimet e policisë dhe çdo informatë që do ta kem do ta shkëmbejmë me ta”.
“Klubi i Futbollit të Chelsea do të përdorë të gjithë format për të luftuar sjelljet diskriminuese dhe nëse ka prova që ata janë me bileta sezonale dhe kanë bërë fyerje racopre, klubi di ti sanksionoi duke ia ndaluar hyrjen në stadium. Ne do të përkrahim prokurorin për këtë sjellje kriminale”.
Sterling e tregojë këtë rast të dielën ku tha “unë vetëm qesha sepse nuk kam pritur më mirë aty”, derisa ka bërë thirrje te mediat angleze se duhet trajtuar më mirë për lojtarët e zinj.
“Për të gjithë gazetat që nuk i kujtojnë pse njerëzit janë racist në këtë ditë dhe në këtë moshë do ju thosha që kanë mendime të dorës së dytë larg nga publikimi fer i tyre për të gjithë lojtarët për një mundësi loje të barabartë”, ka shkruar ai në një postim në Instagram,
Në anën tjetër, menaxheri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka përgëzuar yllin e City për reagimin e tij dhe ka bërë thirrje që fajtorët të dënohen, duke shtuar se ata që e kanë bërë këtë duhet të dënohen pa paralajmërim.
“Ata nuk meritojnë ndonjë reagim tjetër. Ata nuk meriton respekt. Nuk jam i befasuar që këto gjëra ndodhin dhe ata nuk do të ndalen vetëm pse ju bisedoni me ta, por me pëlqen fakti që ne e vëmë gishtin në këto raste dhe ju tregojmë atyre që ‘nuk mund të flasin çfarë dëshirojnë”, ka thënë ai.
“Kemi nevojë për dënime për njerëzit e tillë. Derisa ende ka njerëz që sillen keq duke bërë gjëra të këtilla, kemi nevojë për dënime, kjo i kthjell ata”.
Ish ylli i Anglisë, John Barnes po ashtu ka folur për këtë situatë, duke thënë që shoqëria duhet ta rrëzon “këtë sëmundje” duke e larguar simptomën e racizmit.
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...