Javën e kaluar u arrestua Settimino Mineo, trashëgimtar i Toto Rina, një person i cili ka qenë shumë i pushtetshëm brenda mafies siciliane “Cosa Nostra”.
Arrestimi i Mineos është një goditje për krimin e organizuar në Itali, sidomos bandat siciliane kriminale., e cila po përjeton ndër momentet më të vështira në 100-vjeçarin e saj të ekzistencës. Këtë gjë e ka shpjeguar shefi i antimafies italiane për median AFP. “Cosa Nostra aktualisht po përjeton ndër momentet më të vështira të saj”, tha shefi i antimafies në një dalje publike të karabinierisë së Italisë.
Eksperti shprehet se mafia siciliane “Cosa Nostra” më së shumti mbështetej në aktivitetin e trafikut të drogës në Sicili dhe se si aleat ka pasur “Ndraghetan”, e cila është më e gjerë si mafia, duke pasur rrënjë brenda dhe jashtë territorit italian. Policia italiane ndërmori një aksion të madh dhe arrestoi 46 vetë, anëtarë të dyshuar të “Cosa Nostras”. Operacioni vjen kur vdiq shefi i madh Toto Rina, vitin e kaluar. Mineo ishte pasardhës i Riinas, një argjendar fillimisht dhe tashmë është plot 80 vjeç. Mineo ishte i njohur për besnikërinë e tij ndaj “Cosa Nostras”.
Arrestimi i tij është bërë në momentin që do të zhvillohej një takim sekret i udhëheqjes së organizatës më 29 maj, e se në këtë takim do të kishte rregulla të reja, sikundër edhe do të përpiqeshin të shuheshin konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet familjeve të bandës. Sipas ekspertit Giuseppe Governale, drejtor i Drejtorisë së Hulumtuese Anti-Mafia (ASD), ky ishte takimi i parë në 25 vjet, që do të thotë pas arrestimit të Riinas më 1993, një lider i mafies i padiskutueshëm, që edhe nga qelia ka drejtuar grupimin e se jepte urdhëra për trafik droge dhe për lojërat e kumarit online.
Corleone kundër Palermos
“Settimo Mineo është udhëheqës i rreth pesëmbëdhjetë klaneve mafioze në provincën e Palermos, secila prej të cilave shkon dy deri në katër familje. Katër sponsorë të tjerë u arrestuan së bashku me disa kapo familjesh”, ka thënë eksperti. Ai shton se ky ishte operacion fort me rëndësi. Prokurori kombëtar i Italisë antimafia Federico De Raho, tha se Mineo u zgjodh “koka” e Cosa Nostras në mbledhje, për shkak se ai cilësohej një “gardian i vjetër i grupimit”, një figurë diplomatike që ka qenë gjithmonë në rolin e ndërmjetësit, kështu që nuk do të kishte më luftë për pushtet brenda organizatës.
Ekspertët shpjegojnë se duhej organizim pas mbretërimit të gjatë të Riinas, lindur në Corleone, qytet i vogël 60 kilometra larg Palermos dhe se ai kishte për drejtim klane të fuqishme siciliane. Governale tha se palermonezët ishin irrituar që “Cosa Nostra” po udhëhiqej prej një korelonezi, për shkak se gjithmonë drejtohej nga ana e atyre që ishin prej Palermos e se disa prej anëtarëve nga Palermo ishin larguar në atë kohë dhe tashmë mund të kthehen prapë. Drejtues kishin qenë Luciano Liggio pastaj erdhën dishepujt e tij, Toto Riina dhe Bernardo Provenzano”. “Këta persona ishin të etur për pushtet dhe se për të pasur sa më tepër fuqi ishin gati të bënin gjithçka. Ata bënë një drejtim të përgjakshëm, mund të themi”, sqaroi eksperti. Ai thotë se fakti se disa mafiozë ishin nga Korleone dhe se ata po mbanin drejtimin ishte thuajse e pabesueshme, në disa raste edhe nga vetë ata që ishin nga Palermo.
Autoritetet italiane janë habitur se mafia në mbledhje kishte vendosur që në krye të ishte Mineo, pasi të gjithë mendonin se kryetar do të zgjidhej Matteo Messina Denaro, 56 vjeç, në arrati për më shumë se 20 vjet. Denaro duket se nuk mund të konsiderohet më shef i grupit mafioz dhe se ndriçimi i dikurshëm i Cosa Nostras ka rënë vërtetë ndjeshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...