Google ADS

Me kë e krahasoi Arban Abrashi, Shpend Ahmetin

20:46 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ishin vitet kur shumica shqiptare kishte hequr dorë nga institucionet jugosllave. Por, u gjet dikush që do të përfaqësonte Kosovën në vitet 1991-92 në autoritetet qendore të Jugosllavisë. Boshnjaku Sejdo Bajramoviq për më shumë se 1 vit ishte kryetar në detyrë i federatës jugosllave, atëherë kur shqiptarët rraheshin e burgoseshin vazhdimisht.

Por, emrin e ish-udhëheqësit komunist dikush ia vuri si epitet kryetarit të tanishëm të Prishtinës, raporton T7.

I pari që kështu iu referua Shpend Ahmetit është analisti Dardan Islami në shumë nga shkrimet e tij në Facebook.

E të njejtën gjë po e bënë edhe ish-kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës, Arban Abrashi.

Ai në një koment në postimin e bashkëpartiakut të tij, Bardhyl Metës, shkroi këtë pseudonim që i është vënë Ahmetit.

Por, Abrashi ka një arsyetim interesant për këtë gjë.

Ai që shkroi me profilin e Abrashit nuk është një fëmijë siç i referohet deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fisnik Hasani, që duket se ia menaxhon llogarinë në Facebook ish-kandidatit për Prishtinën, tashmë është student në Universitetin e Prishtinës.

Ndërkaq, në Komunën e Prishtinës nuk kanë dashur të komentojnë shumë në lidhje me termet e emrat që po përdorën karshi Ahmetit.

Por, Abrashi krahas epitetit që i ka dhënë kryetarit Ahmeti, ka edhe shumë kritika tjera për udhëheqjen e PSD-së në Prishtinë.

E epitetet e kritikat e Abrashit nuk janë të rastësishme pasi që ai nuk e mohon dëshirën që të kandidojë përsëri për të marrë timon e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme