Ka një javë që domenet qeveritare po sulmohen nga hakerët, që dyshohet se këto sulme po vijnë nga Serbia. Sistemi i postës elektronike javën e kaluar ishte hakuar në tërësi, email-at e zyrtarëve të shtetit dhe adresat e zyrtarëve diplomatikë. Për të gjitha këto raste, Policia e Kosovës ka iniciuar rast hetimi. Kështu të paktën kanë deklaruar për Gazetën Express për këto raste shqetësuese.
Javën e kaluar, ishte faqja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli që u sulmua. Përmes një videoje të publikuar në Tëitter, në llogarinë e Veselit, u bë e ditur se një grup hakerësh serbë i titulluar “Serbian Hackers Kim”, kishin vërshuar në faqen e kryeparlamentarit.
Një ditë pas, Institucionet e Kosovës u goditën nga një sulm i fuqishëm kibernetik që vinte nga Serbia. Sistemi i postës elektronike ishte hakuar në tërësi dhe për këtë Gazeta Express kishte siguruar njoftimin e Qeverisë së Kosovës dërguar ambasadave kosovare për t’i njoftuar rreth këtyre sulmeve.
Në kuadër të tyre, u goditën edhe email-at e zyrtarëve të shtetit.
Express ka kërkuar nga Policia e Kosovës të dihen se çka po ndërmerret që këtu sulme të parandalohen ose të identifikohen nga po vijnë.
E policia tha se tashmë kanë iniciuar rast hetimi lidhur me sulmet kibernetike drejtuar domenit qeveritar.
“Për njoftim tuajin, sektori kompetent pranë Policisë së Kosovës ka iniciuar rast hetimi lidhur me sulmin kibernetik që ka ndodhur drejtuar domenit qeveritar”, thuhet në përgjigjen e PK’së për Express.
E Qeveria e Kosovës i kishte njoftuar të gjithë institucionet javën e kaluar se kanë pasur një sulm masiv që vinte nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.
Por, edhe pse tashmë është nisur hetim nga policia, ekziston frika se sulmet ndaj shërbimeve të tjera kosovare elektronike mund të rriten.
Për këto sulme, kishte reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, të cilët gjithashtu kishin thirrur takim urgjent të Këshillit Shtetëror të Sigurisë Kibernetike.
Përmes njoftimit të MPB’së, u bë e ditur se nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të institucioneve të Kosovës, dhe asnjë adresë elektronike zyrtare.
Kjo ministri, megjithatë, thanë se Këshilli ka marrë masat e duhura dhe ka njoftuar institucionet lidhur me hapat që duhet të ndërmarrin për t’u mbrojtur ndaj sulmeve të tilla.
Vlen të theksohet se vetëm në tri vitet e fundit në Kosovë, janë raportuar 116 raste të tilla.
Rastet kanë të bëjnë me hyrje në sisteme kompjuterike, keqpërdorim të kartelave bankare dhe të kreditit, si dhe pornografi të fëmijëve përmes internetit. Për gjithë këto vepra, Policia i ka vënë pas prangave 41 persona, ndërsa është ngritur kallëzim penal ndaj 74 të tjerëve.
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...