Për shkak se fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë, Real Madridi janë shumë mirë të prezantuar në Skuadrën e vitit të UEFA, më 9 lojtar, plus Cristiano Ronaldo, por që ai tashmë është lojtar i Juventusit
Votat në ueb-faqen e UEFA’së janë të hapura dhe publike dhe skuadra është zgjedhur nga tifozët, të cilët mund të vitojnë deri më 11 janar 2019, ku edhe do të zgjidhet 11 më e mirë.
Paneli i përbërë nga një skuadër e redaktorëve të ueb-faqes se UEFA’së dhe disa gazetarëve të terë, kanë zgjedhur 50 kandidatë (pesë portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues).
Real Madrid prezantohet në këtë garë me Keylor Navas, Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane, Casemiro, Isco, Toni Kroos, Luka Modric, Gareth Bale dhe Ronaldo, i cili tashmë është lojtar i Juventusit.
Të nominuarit e Barcelonës janë; Marc-Andre ter Stegen, Jordi Alba, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Në këtë listë shumë lojtarë ka edhe Atletico Madrid, gjashtë, duke filluar nga portieri Jan Oblak, mandej Jose Maria Gimenez, Diego Godin, Lucas Hernandez, Saul Niguez dhe Antoine Griezmann. /GazetaExpress/
Kjo është lista e plotë:
Portierë: Allison Becker (Roma/Liverpool), Hugo loris (Tottenham), Keylor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atletico Madrid), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona).
Mbrojtës: Jordi Alba, Gerard Pique, Samuel Umtiti (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus), Jose Maria Gimenez, Diego Godin, Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Marcelo, Sergio Ramos, Raphael Varane (Real Madrid), John Stones (Manchester City), Virgil van Dijk (Liverpool).
Mesfushorë: Casemiro, Isco, Toni Kroos, Luka Modric (Real Madrid), Kevin de Bruyne, David Silva (Manchester City), Eden Hazard, N’Golo Kante (Chelsea), James Milner (Liverpool), Saul (Atletico Madrid), Dmitri Payet, Florian Thauvin (Marseille), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Ivan Rakitic (Barcelona).
Sulmues: Gareth Bale (Real Madrid), Edinson Cavani, Kylian Mbappe, Neymar (PSG), Paulo Dybala (Juventus), Edin Dzeko (Roma), Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah (Liverpool), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Lionel Messi, Luis Suarez (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus).
Parashikimi i motit për të premten
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...