Google ADS

Hoti: Korrupsioni luftohet duke marrë vendime bazuar vetëm në ligjet në fuqi

19:30 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se “korrupsioni luftohet duke marrë vendime bazuar vetëm në ligjet në fuqi”.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoti tha se “Përdorimi i pozitës për t’i krijuar favore vetes dhe bashkëpunëtorëve, siç ka vepruar qeveria aktuale duke rritur pagat për zyrtarët qeveritarë përmes një vendimi arbitrar, është vetëm ‘institucionalizim’ i korrupsionit, ose mbulim i korrupsionit me vendime të Qeverisë.”

Sipas tij, praktikat e tilla po e thellojnë hendekun në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve publik.

Këto komente ai i bëri në kuadër të “Javës kundër Korrupsionit”.

Aktivitetet e kësaj jave të ekzekutivit ai i quajti “ një paradoks.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme