Google ADS

Flet Gani Thaçi: Enis Qerka nuk është shoferi im

19:06 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

“Enis Qerka nuk është shoferi im”.

Kështu ka thënë për arbresh.info,  Gani Thaçi, vëllai i presidentit  Hashim Thaçit.

Ai ka shtuar gjithashtu se Qerka i cili është arrestuar nën dyshimin e posedimit të lëndëve narkotike është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“ Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikes”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se rasti ka ndodhur në ditë vikendi.

“ Ky rast ka ndodhur të shtunën për të cilën unë nuk marrë përgjegjësi, Enisi nuk ka qenë me veturë zyrtare “, ka shtuar Thaçi.

Teksa ka shtuar se nuk merr përgjegjësi për veprimet e askujt.

“Enisi është një djalë i mirë por unë nuk marrë përgjegjësi dhe nuk garantoj për askënd”, ka thënë ai.

Gani Thaçi në prononcimin dhënë Arbresh.info ka deklaruar se e gjithë kjo është bërë nga mediumet me tendencë.

“Mediumet që kanë bërë publik të tillë janë tendencioze ndaj meje”, ka përfunduar Thaçi.

(Foto- Enis Qerka)

Ndërsa avokati i Selim Qerkës, Arsim Bilalli ka thënë për Arbresh.info se në veturë nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

“Në veturë nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë”, ka thënë Bilalli.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ka përputhje mes aktvendimit dhe arsyetim.

“Nuk ka përputhje të aktvendimit dhe arsyetimit, në aktvendim thuhet se arrestimi ka ndodhur për sasi të narkotikëve ndërsa në pjesën tjetër thuhet se ka qenë marrëveshje për kalim të veturës në Maqedoni”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit Billalli nuk ka pasur bazë për inicim penal.

“ Nuk ka vend për dyshim të bazuar, bile nuk ka pas vend as për inicim të kësaj procedure penale”, ka përfunduar ai për Arbresh.info.

Arbresh.info ka siguruar aktvendimit mbi të cilin është arrestuar Enis Qerka.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme