Qeveria e Kosovës e ka shkelur edhe njëherë memorandumin me Ambasadën Britanike që e ka nënshkruar për emërimet në pozitat e larta. Kjo është përsëritur në rastin e emërimin të drejtorit të AKP-së, Valon Tolajt. Në një letër të siguruar nga Gazeta Express, drejtuar deputetëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, nga kjo ambasadë bëjnë të ditur se nuk i kanë përfshirë fare në projekt
Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dy javë më parë u bë pa miratimin e Ambasadës britanike në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk e ka përfshirë në projekt ambasadën kur u përzgjedh drejtor i AKP-së, Valon Tolaj, edhe përkundër se Qeveria dhe Ambasada kanë memorandum bashkëpunimi.
Ambasada britanike për këtë i është drejtuar Komisionit për Zhvillim Ekonomik, për t’i njoftuar për shkeljet, duke iu bërë gjithashtu thirrje që të njëjtin vendim ta diskutojnë edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit.
“Në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Zhvillimit Ekonomik, pika e katërt e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të bordit të AKP-së (kryesues dhe anëtarë të bordit). Ju bëjmë me dije se këto pozita (si dhe pozita e Drejtorit Menaxhues) kanë qenë në Listën e Pozitave të dakorduar mes Qeverisë, Kuvendit dhe Ambasadës Britanike, të parapara të rekrutohen me ndihmën e partnerit zbatues Britanik përmes projektit të Rekrutimit”, por, megjithatë siç thuhet në reagim, emërimi u bë pa përfshirjen e projektit të ambasadës.
“Përkundër kërkesës sonë zyrtare dërguar Qeverisë, Kuvendit dhe AKP’së, procesi i emërimit/rekomandimit në këto pozita është bërë pa përfshirjen e projektit tonë”, thuhet letrën që ka dërguar ambasada.
Express ka kontaktuar edhe me deputetët që janë pjesë e këtij komisioni. Përkundër kësaj kërkese, në komision u diskutua vetëm për anëtarët e bordit.
Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur për Express se në këtë mbledhje është diskutuar për zgjedhjen e anëtarëve të bordit, si pikë e katër e rendit të ditës (Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit)
“I kemi pasur disa kandidatë për Anëtar të Bordit dhe propozimin ia kemi kthyer Qeverisë për të na sqaruar a duhet të jetë e përfshirë Ambasada Britanike në vlerësim apo jo”, ka thënë Nitaj.
Ai ka shtuar se në këtë takim kanë vendosur se propozimi duhet t’ia kthejnë Qeverisë për sqarime në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme ta vendosin në rend dite.
Agjencia Kosovare e Privatizimit dy javë më parë zgjodhi Valon Tolajn në pozitën e drejtorit menaxhues, për mandat katër vjeçar.
Tolaj muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga detyra e sekretarit organizativ të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, parti që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq, ka shërbyer në strukturat e AAK-së për shumë vite.
Por, rasti me drejtorin e bordin e AKP-së nuk është i vetmi. Ambasada u përjashtua edhe nga përzgjedhja e bordit të Trepçës dhe përzgjedhja politike e sekretarëve në MTI dhe MASHT si dhe përzgjedhja e dy anëtarëve politik në Bordin e ZRRE-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...