Presidenti i Federatës argjentinase e takon Messin

17:45 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Chiqui Tapia, e ka shfrytëzuar qëndrimin në Madrid për ta parë finalen e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, për t’u takuar me trajnerin e Argjentinës, Lionel Scaloni, dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin.

Tapia e publikoi një fotografi me Messin në llogarinë e vet personale në rrjetin social Twitter, duke njoftuar se kishte mbajtur takim me superyllin e Barçës, mbase në përpjekje për ta bindur atë t’i kthehet ekipit kombëtar, transmeton Gazeta Express.

Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që prej humbjes ndaj Francës në Kupën e Botës këtë verë.

Tapia shpreson se Messi do të rikthehet në Kombëtare më 2019, para Kupës së Amerikës, që mbahet verën e ardhshme.

“Duke u larguar nga Madridi pas një superfinaleje në Copa Libertadores. Disa ditë pune intensive. Në përfundim të këtij viti dhe duke punuar rreth projekteve të radhës, u takuam me Scalonin dhe Leo Messin”, shkroi ai.

Messi nuk ia ka mbyllur derën përfundimisht rikthimit në Kombëtaren argjentinase, por nuk është deklaruar deri tani se cili është hapi i tij i radhës.

https://twitter.com/tapiachiqui/status/1072089177326608385

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme