Komisionit Hetimor Parlamentar ka përfunduar me intervistimin e dëshmitarëve që kanë pasur informata rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, gjatë marsit të vitit 2018.
Ky Komision po heton rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te dëbimi i këtyre shtetasve turq nga Kosova.
Sipas anëtarëve, ky komision tashmë është në fazën e shqyrtimit të provave dhe më pas do të përpilohet raporti dhe dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Xhelal Sveçla, kryetar i këtij komisioni, tha se janë identifikuar numër i madh i parregullsive, por nuk ka dashur të japë më tepër informata se cilat janë parregullsitë konkrete.
Megjithatë, ai ka treguar se gjatë kësaj jave pritet që raporti të dërgohet në zyrën e Sekretarit të Kuvendit të Kosovës.
“Jemi në fazën e shqyrtimit të provave, momentin që shqyrtohen provat, normalisht bashkë me të përpilohet raporti dhe kalon në seancën plenare. Atëherë, mund të flas për provat. Ka një numër të madh të parregullsive, por nuk mund të flas për to, pasi nuk është përpiluar raporti”, tha Sveçla.
Komisioni Hetimor, i cili është funksionalizuar në muajin korrik, deri më tani ka intervistuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe ish- drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni, aktualisht drejtor i AKI-së. Ish-drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, aktualisht sekretar në Presidencën e Kosovës. Ish-ministrinë e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...