Qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset pas presionit ndërkombëtar për të hequr vendimin për taksën. Si masë reciprociteti janë duke u shqyrtuar edhe tri vendime të tjera që përfshijnë ndalimin e automjeteve me targa të Serbisë, mosnjohje të dokumenteve serbe, si dhe ndalimin e mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën. Sipas burimeve të Expressit, kjo pritet të ndodhë gjatë kësaj jave në mbledhjen që do të mbajë qeveria, si pjesë e një strategjie që do t’ia pamundësojë sjelljen e një anshme të shtetit serb
Kreu i ekzekutivit po qëndron prapa asaj çka u deklarua ditën e 21 nëntorit, kur qeveria u vuri taksë prej 100 për qind të gjitha produkteve serbe e boshnjake, duke paralajmëruar edhe masa të reja, nëse do të vazhdonte fushata kundër Kosovës.
Me gjithë presionin ndërkombëtar për të hequr këtë taksë, qeveria po përgatit masa shtesë në kuadër të një strategjie që parasheh implementime të pakove të tjera që do t’ia mundësojnë sjelljen e njëanshme Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, megjithëse ky nuk ka konfirmuar se a pritet të ndodhë kjo në mbledhjen e nesërme të Qeverisë.
“Janë masa të përgatitura, të gatshme, është pjesë e një strategjie, po i shikojmë veprimet po nuk mund të konfirmoj se nesër do të ndodhë”, u deklarua Arifi.
Edhe shefi i tij, Ramush Hardinaj, ka folur pak fjalë për këto veprime, megjithëse ka bërë me dije se diçka do të ndodhë në mbledhjen e nesërme.
“Media, sot nuk guxoj me fol, nesër është mbledhja e Qeverisë shihemi në mbledhje të Qeverisë”, u deklarua shkurtimisht Haradinaj.
Express gjatë ditës ka kontaktuar edhe Ministrinë e Tregtisë.
Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për këto masa,por, që deri më tani nuk kanë vendosur diçka konkrete.
“Po vetëm kemi diskutuar ende nuk ka asgjë konkrete, do të informoheni në vazhdim për çfarëdo vendimi që do të marrim”, tha ministri Shala.
Ndërkaq, këtë temë e kanë komentuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme duke konfirmuar informacionin për targat.
Izmi Zeka, zëvendësministër ka thënë për Express se vendimet Kosova i merr vetë edhe pse janë në konsultim me Bashkimin Evropian.
“Jemi në konsultim me BE-në, por pavarësisht mendimit të tyre ne i marrim vendimet vetë si shtet i pavarur. Dialogu do të marrë dinamikë tjetër dhe të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Bruksel në një farë forme i kemi zbatuar e Serbia nuk i ka zbatuar. Është krejt absurde”, u deklarua Zeka.
Siç ka raportuar dje ekskluzivisht Gazeta Express, Qeveria e Kosovës këtë javë pritet që të vendosë masën e njëjtë qysh e aplikon Serbia lidhur me qarkullimin e njerëzve me vetura, ku kosovarët detyrohen t’i vendosin targat e përkohshme kur nisën për në shtetin serb. Veç kësaj, Ekzekutivi do të vendosë edhe ndalimin e mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën. Po ashtu, Serbisë nuk do t’i njihen dokumentet të cilat nuk ia njeh Kosovës përfshirë certifikata të ndryshme.
Burime të Gazetës Express brenda institucioneve të Kosovës kanë konfirmuar se masa e parë do të jetë vendosja e masës reciproke ndaj veturave të Serbisë e cila aplikohet për veturat e kosovarëve.
Qytetarët serbë do të detyrohen të vendosin tabela të përkohshme njësoj sikur i vendosin kosovarët kur shkojnë në Serbi.
Masa e dytë, sipas burimeve, pritet të jetë ndalimin e mallrave të kompanive me brende botërore, të cilat nuk janë ndaluar deri më tash.
“Disa prej brendeve kryesore na kanë njoftuar se Kosova s’do të furnizohet prej fabrikave në Serbi. Do t’i sjellin të njëjta produkte nga fabrikat që kanë në Maqedoni, Hungari dhe vende tjera të BE-së”, është bërë e ditur.
Masa e tretë kundër Serbisë pritet të jetë vendimi i Qeverisë për të mos njohur dokumentet serbe, njësoj siç nuk i pranon Serbia dokumentet kosovare që kanë të bëjnë me cilësinë e produkteve, etj.
Ndërkaq, kryeministri ka thënë se këto masa do të hiqen vetëm atëherë kur shteti serb të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan që të hiqet taksa, duke e konsideruar si shkelje të Marrëveshjes për Tregti të Lirë, CEFTA, ndërkaq, vendimi deri më tani ka ndikuar në ngritje të çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?