Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rikonfirmuar qëndrimin se nuk mund të ketë ndarje në baza etnike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ekziston mbështetje e plotë për vazhdimin e dialogut me rezultate pozitive që përfshinë një marrëveshje ligjërisht të pranueshme dhe që zgjidhë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Të gjitha pa ndonjë përjashtim. Dialogu nuk i takon Bashkimit Evropian apo vendeve anëtare. Dialogu është lehtësuar nga unë me ekspertizën e mbështetur nga Veprimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian, por dialogu i takon të dy palëve. Atyre u ofrohet hapësira, lehtësimi, dhe të kontrollojë, e që ende nuk është arritur ende, në akordancë me ligjet ndërkombëtare dhe respekton ligjet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian. Më lejoni të specifikoj se kjo nënkupton jo ndarje etnike ndërmjet vendeve. Për të qenë më eksplicite, çfarëdo zgjidhje që mund të arrihet nga dyja palët është për ata që pajtohen, të përcaktohen, dhe për ne është që të lehtësojmë dhe të kontrollojë,” është shprehur Mogherini në një konferencë për medie, në Bruksel, raporton arbresh.info.
Këshilli i Ministrave të Jashtëm kanë shkëmbyer qëndrimet për Ballkanin Perëndimor. Aty është folur për angazhimin aktual dhe të ardhmen në këtë regjion./arbresh.info/
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri