Abelard Tahiri, përmes një mesazhi me rastin e nisjes së “Javës kundër Korrupsionit”, ka ritheksuar përkushtimin e tij për të vazhduar jo vetëm në luftimin e korrupsionit, por edhe në masat konkrete për parandalimin e tij.
Mesazhi i plotë i ministrit Tahiri:
Sot nis “Java Kundër Korrupsionit. Lufta kundër kësaj dukurie, ka qenë një aktivitet i vazhdueshëm një vjeçar i politikave të mia si Ministër i Drejtësisë.
Hartimi nga Ministria e Drejtësisë si dhe miratimi nga Parlamenti i Republikës së Kosovës i Kodit Penal, Ligjit për konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizueseve, kanë mundësuar ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë, keqpërdorimin në prokurimin publik, duke i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare.
Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta, ndërsa pos ndjekjes penale, për këto vepra do të zbatohet edhe konfiskimi i pasurisë.
Për të pamundësuar abuzimin me detyra zyrtare, kemi punuar edhe në ndalimin njëherë e përgjithmonë të pozitave të shumta dhe përfitimit të shumëfishtë nga ushtrimi i funksioneve nëpër komisione e borde e ndërmarrje të ndryshme.
Megjithatë, betejën politike dhe institucionale kundër kësaj dukurie nuk duhet ta shohim vetëm si thirrje të jashtme për të përmbushur standardet evropiane, por duhetta kemi prioritet nacional dhe nevoje të brendshme dhe të domosdoshme, për të rrënuar idenë e abuzimit me institucionet publike.
Zbatimi sa më i efikas i ligjeve të miratuara nga mekanizmat ligj zbatues sot përbën një detyrë primare për shtetin e Kosovës, me synim që të prodhohen efekte sa më të shpejta në këtë përpjekje.
Në funksion të këtij qëllimi, Ministria e Drejtësisë ka lansuar edhe agjendën “Drejtësia 2020”, me që rast krijimi i kushteve sa më të domosdoshme për zbatimin e ligjeve të miratuara, do të jetë njëra nga shtyllat kruciale të reformave të gjithanshme institucionale që kemi ndërmarr në sferën e sundimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...