Gonzalo Higuain nuk e kishte natën e tij në përballjen ndaj Torinos.
Gonzalo Higuain nuk kishte shumë shanse për shënim, por që i huqi ato që i kishte.
Mediat italiane kanë shkruar për lojën e tij të mbrëmshme, duke e quajtur si performancë tejet të varfër.
“Një tjetër natë pa gola”, ka shkruar Corriere dello Sport për lojën e Higuain ndaj Torinos.
“Higuain tradhtohet nga instinkti i tij”, ka shkruar La Gazetta dello Sport.
Ndërsa, Tuttosport ka kritikuar vendosjen e tij kur Milan ishte në kundërsulm.
Të gjitha këto media italiane, i kanë dhënë notën 5, duke e quajtur si dështimin e ndeshjes.
Milan barazoi me Torinon pa gola në ‘San Siro’, duke mbetur në vendin e katërt me 26 pikë.
Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës
Alex Lomax është lojtari më i ri i Bora
BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezb...
Rama: Maratona e Prishtinës solli kampionen Luiza Gega e shu...
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi d...
Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier